Sulm i armatosur në një bankë në Kantonin e Fribourgut

Sulm i armatosur në një bankë në Kantonin e Fribourgut

Një burrë ka grabitur një bankë në Farvagny, Fribourg, të premten pasdite. Ai më pas iku me disa mijëra franga zvicerane me vete, transmeton albinfo.ch. Autori i armatosur nuk është arrestuar ende.

Grabitja ndodhi pak para orës 14:00. Burri, i veshur me një xhaketë të zezë dhe syze të zeza, hyri në bankë dhe kërcënoi një punonjës me armë zjarri, shruan srf.ch. Ai iku në një drejtim të panjohur me disa mijëra franga. Askush nuk u lëndua në grabitje.

Policia po kërkon autorin e dyshuar dhe po kërkon dëshmitarë.

The post Sulm i armatosur në një bankë në Kantonin e Fribourgut appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.