Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO)

Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO)

Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në ambiente të tjera.

Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

The post Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.