Nga Aromat te Rivella: Shijet zvicerane që habisin të huajt

Fondue dhe raclette janë simbole të kuzhinës zvicerane, por tavolina e përditshme ka edhe veçori të tjera. Swissinfo sjell shembuj produktesh dhe kombinimesh që vendasve u duken të zakonshme, ndërsa të huajve mund t’u ngjallin habi, transmeton albinfo.ch.
Një prej tyre është Aromat, përzierja e erëzave që përdoret edhe mbi vezët e ziera gjatë piknikëve apo ecjeve malore. Bashkë me salcën Maggi, ajo është pjesë e shumë tavolinave tradicionale.
Po aq karakteristike është Rivella, pija e prodhuar nga hirra e qumështit. Për shumë zviceranë, ajo lidhet me kujtimet e kampeve shkollore dhe aktiviteteve sportive, megjithëse jashtë vendit nuk ka arritur të njëjtin sukses.
Edhe produktet për lyerjen e bukës, si Cenovis, tregojnë përdorimin e nënprodukteve ushqimore: në këtë rast, majanë e birrës.
Veçori tjetër është ndërthurja e shijeve të ëmbla me të kripurat. Në Zvicrën gjermanishtfolëse, pureja e mollës mund të shoqërojë makaronat me mish të grirë. Riz Casimir, me curry, ajkë dhe fruta, është një tjetër shembull i kësaj tradite.
The post Nga Aromat te Rivella: Shijet zvicerane që habisin të huajt appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



