Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se lajmëroi rrejshëm për një rast të grabitjes

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se më 9 prill ka raportuar rrejshëm një rast i grabitjes. Ai e kishte sajuar rastin. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Lajmërim i rrejshëm”. “Më datë 09 prill 2025, në Fushë Kosovë, është raportuar një rast i dyshuar

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se lajmëroi rrejshëm për një rast të grabitjes

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se më 9 prill ka raportuar rrejshëm një rast i grabitjes.

Ai e kishte sajuar rastin.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Lajmërim i rrejshëm”.

“Më datë 09 prill 2025, në Fushë Kosovë, është raportuar një rast i dyshuar si grabitje. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet hetimore kanë filluar veprimet për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes. Pas hetimeve të zhvilluara në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është vërtetuar se rasti i raportuar ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën e pretenduar nga ankuesi. Sot, personi që kishte paraqitur rastin rrejshëm është arrestuar nga policia. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “lajmërim i rrejshëm”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të çdo rasti dhe në mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në bazë të ligjit.”