Artan Nimani: Premtimet e Kurtit për shtesat për fëmijët janë spekulime dhe mashtrim, ai edhe në këto zgjedhje po tenton të blejë vota
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, për FrontOnline, ka folur për premtimet e kryeministrit Albin Kurti, për shtesat për fëmijët, duke i quajtur ato spekulime për përfitim të votave. “Premtimet e Kurtit para katër vjetëve janë parë si spekulime të pastra, me qëllim që të përfitohet nga votat e qytetarëve. Pavarësisht
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, për FrontOnline, ka folur për premtimet e kryeministrit Albin Kurti, për shtesat për fëmijët, duke i quajtur ato spekulime për përfitim të votave.
“Premtimet e Kurtit para katër vjetëve janë parë si spekulime të pastra, me qëllim që të përfitohet nga votat e qytetarëve. Pavarësisht premtimeve të mëdha, gjendja e ekonomisë së familjeve tona dhe e vendit është përkeqësuar,” tha Nimani.
Ai gjithashtu e konsideroi si një përpjekje për të mashtuar qytetarët rritjen e mundshme të shtesave për fëmijët, duke thënë se mbështetja prej 10-20 eurosh nuk do të ketë ndikim të vërtetë.
“Tendencat e Kurtit që të mashtrojë prap duke tentuar që do ti subvencionoj nga 10-20 euro do të sjellin një bumerang sepse qytetarët e vendit nuk mashtrohen më me 10 euro mbështetje që marrin nga Qeveria për fëmijët se ky ka premtuar ndryshe e ka dalë ndryshe’’ theksoi Nimani.
Nimani përfundoi duke thënë se, në këto zgjedhje, Kurti po tenton sërish të blejë vota me premtime që nuk mund të realizohen, duke e quajtur këtë një mashtrim për qytetarët.
‘’Edhe në këto zgjedhje po tenton të blejë vota’’, deklaroi Nimani.