Florent Hajdini zgjedh Kosovën, refuzon Austrinë U21

Florent Hajdini zgjedh Kosovën, refuzon Austrinë U21

Futbollisti Florent Hajdini ka vendosur të refuzojë ftesën e Përfaqësueses U21 të Austrisë për të përfaqësuar Kosovën, raporton albinfo.at.

Edhe pse dokumentacioni nga pala austriake kishte mbërritur në klub para atij nga Kosova, futbollisti i SKU Amstettenit ka ndryshuar drejtim pas një bisede të gjatë me përzgjedhësin Hekuran Kryeziu.

Gjatë këtij komunikimi, Kryeziu i ka shpalosur planet e tij për Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa Hajdini ka vendosur që karrierën ndërkombëtare ta vazhdojë me fanellën e Dardanëve./Albinfo.at

The post Florent Hajdini zgjedh Kosovën, refuzon Austrinë U21 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.