AVONET dorëzon padi sot ndaj Qeverisë në detyrë

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka njoftuar se sot, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër vendimit të Qeverisë në detyrë, i cili ka të bëjë me miratimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Në komunikatën për media thuhet se së bashku me padinë do të dorëzohet edhe kërkesa për

AVONET dorëzon padi sot ndaj Qeverisë në detyrë
AVONET dorëzon padi sot ndaj Qeverisë në detyrë

AVONET dorëzon padi sot ndaj Qeverisë në detyrë

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka njoftuar se sot, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër vendimit të Qeverisë në detyrë, i cili ka të bëjë me miratimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Në komunikatën për media thuhet se së bashku me padinë do të dorëzohet edhe kërkesa për vendosjen e një mase të përkohshme sigurie, me qëllim që të pezullohet zbatimi i vendimit deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, duke filluar nga ora 10:30. Pas dorëzimit të padisë, drejtori ekzekutiv i AVONET-it, Kenan Gashi, do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegojë arsyet e kësaj nisme ligjore.

Sipas njoftimit, qëllimi i padisë është të sigurohet respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i Ligjit për Qeverinë, si dhe i parimeve të ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit./Klankosova.tv