Azemi i LDK-së: E rrezikshme deklarata e Kurtit për protestën e bizneseve

Visar Azemi, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar “të rrezikshme dhe të papranueshme” deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për protestën e bizneseve. Kurti, gjatë një deklarimi në mbledhjen e qeverisë në detyrë të enjten, e krahasoi protestën e bizneseve me barrikadat në veri.“Bizneset e Kosovës nuk janë barrikada

Azemi i LDK-së: E rrezikshme deklarata e Kurtit për protestën e bizneseve

Visar Azemi, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar “të rrezikshme dhe të papranueshme” deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për protestën e bizneseve.

Kurti, gjatë një deklarimi në mbledhjen e qeverisë në detyrë të enjten, e krahasoi protestën e bizneseve me barrikadat në veri.“Bizneset e Kosovës nuk janë barrikada, por shtylla e zhvillimit ekonomik. Deklarata e Kurtit, që krahasoi protestën legjitime të bizneseve me barrikadat kriminale në veri, është e papranueshme dhe e rrezikshme”, tha Azemi.

“Bizneset nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë kohë, drejtësi dhe trajtim të barabartë.
Liberalizimi i tregut të energjisë, rrezikon të fundosë mbi 1,300 ndërmarrje prodhuese në vendin tonë”.Azemi tha se bizneset tona krijojnë vende pune, paguajnë taksa dhe mbajnë gjallë ekonominë tonë.

“Në vend që të dëgjohen hallet e tyre nga qeveria në detyrë, ata po etiketohen si pengues të shtetit”, tha ai.