Azemi për intervistimin e Rozeta Hajdari nga Prokuroria Speciale: Vendin e ka në burg e jo në institucione

Welcome to Kosova Today

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të hënën se ka thirrur për intervistim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore. Për këtë, ka reaguar Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai ka thënë se […]

Azemi për intervistimin e Rozeta Hajdari nga Prokuroria Speciale: Vendin e ka në burg e jo në institucione

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të hënën se ka thirrur për intervistim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

Për këtë, ka reaguar Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai ka thënë se të korruptuarit “e kanë vendin në burg, e jo në institucione”, teksa ka shkruar për Hajdarin.

“Para disa ditëve miku e kolegu i Albin Kurtit, njëherit ambasador i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, u intervistua për disa orë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kjo për dyshimet për aferën milionëshe me energjinë elektrike. Sot, është Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që është intervistuar për orë të tëra në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

“Ajo gënjeu duke mohuar intervistimin, por Prokuroria e demantoi duke konfirmuar se ministrja u intervistua në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokuroria Speciale njoftoi gjithashtu se Hajdari u mbrojt në heshtje. Dhe është pikërisht kjo forma se si po vepron kjo qeveri në raport me keqpërdorimet dhe korrupsionin. Aferat po i dalin sheshit, e këta po heshtin. Por, kjo s’do të lejohet. Keqpërdoruesit e të korruptuarit vendin kanë në burg e jo në institucione”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Prokuroria Speciale Kosov Industris Tregtis Rozeta Hajdari Visar Azemi Lidhjes Demokratike Hajdarin Albin Kurtit Kroaci Martin Berishaj Prokurorin Ministrja Republik Aferat Facebook

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Prokuroria Speciale Kosov Industris Tregtis Rozeta Hajdari Visar Azemi Lidhjes Demokratike Hajdarin Albin Kurtit Kroaci Martin Berishaj Prokurorin Ministrja Republik Aferat Facebook

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online