Kryeziu-Osmanit për planin e OSBE-së për veriun: E sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë

Welcome to Kosova Today

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e kishte hartuar planin nëntëpikësh për shtensionimin e situatës në veri. Kryeziu tha se Osmani me këtë rast e ka parë Kosovën në […]

Kryeziu-Osmanit për planin e OSBE-së për veriun: E sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e kishte hartuar planin nëntëpikësh për shtensionimin e situatës në veri.

Kryeziu tha se Osmani me këtë rast e ka parë Kosovën në sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi”, tha Kryeziu.

“Në planin 9 pikësh të OSBE-së, Kosovës i kërkohet të tërheqë Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, teksa Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e Ushtrisë (Pika 2). Pra, Kosovës të largojë forcat që rezultuan që garantojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të vendit, kurse Serbisë të ulë gatishmërinë e forcave që kërcënojnë me agresion sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, deklaroi ai.

Zëdhënësi i Qeverisë i komentoi po ashtu edhe disa pika të tjera të këtij plani.

“Po ashtu, pika 3 e po atij plani, sygjeron që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, me asistencën e KFOR-it dhe EULEX. Gati katër muaj më pas, me 24 shtator, një patrollë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku. Rendin dhe sigurinë në terren brenda ditës e riktheu Policia Speciale e Kosovës. Po mos të ishte kjo njësi në veri, sot do të njihnim një realitet tjetër pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë”, shtoi Kryeziu.

“Plani gjithashtu i kërkon Kosovës që kryetarët e katër komunave në veri të japin dorëheqje në verën e vitit të kaluar (Pika 5). Ashtu siç kërkonte me ngulm edhe Serbia, e cila shpresonte që në këtë mënyrë të zhbënte shpejt gabimin e saj me rastin e thirrjeve për serbët e Kosovës që të braktisin institucionet e Kosovës dhe të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat në veri”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë.

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, e ka pranuar gjatë një intervite në “Kallxo Përnime” se ai ishte hartues i këtij nëntëpikëshi.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Qeveris Kryeziu Jasht Maqedonis Veriut Bujar Osmani Organizat Bashk Siguri Evrop Kosov Deeskalimi Policin Speciale Serbis Ushtris EULEX Policis Heroi Afrim Bunjaku Rendin Policia Banjsk Plani Ashtu Serbia Kandidati Maqedonin Kallxo

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Qeveris Kryeziu Jasht Maqedonis Veriut Bujar Osmani Organizat Bashk Siguri Evrop Kosov Deeskalimi Policin Speciale Serbis Ushtris EULEX Policis Heroi Afrim Bunjaku Rendin Policia Banjsk Plani Ashtu Serbia Kandidati Maqedonin Kallxo

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online