Bajrami për shtrejtimin e energjisë: Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Kurti e një ministre si Rizvanolli, që katër vite mbrojnë Nagipat e Martinat
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja prej 16 % e çmimit të energjisë elektrike është në shërbim të mafisë energjetike. Bajrami thotë se një gjë e tillë po ndodh kur kryeministër është Albin Kurti, ministre Artane Rizvanolli, që kanë mbrojtur për këto katër vite “Nagipat e Martinat”, dhe një bord të ZRRE-së
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja prej 16 % e çmimit të energjisë elektrike është në shërbim të mafisë energjetike.
Bajrami thotë se një gjë e tillë po ndodh kur kryeministër është Albin Kurti, ministre Artane Rizvanolli, që kanë mbrojtur për këto katër vite “Nagipat e Martinat”, dhe një bord të ZRRE-së që sipas Bajramit ndikohet nga partia në pushtet.
“Vendimi i fundit i ZRRE-së me bekimin e Qeverisë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16%, është i papranueshëm. Ky vendim është barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit, e në veçanti për ata që e kanë gjendjen ekonomike jo të mirë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
16% NË FUNKSION TË MAFISË ENERGJETIKEKjo ndodh kur ke një kryeministër si Albin Kurti e një ministre si Rizvanolli, të cilët që katër vite mbrojnë Nagipat e Martinat; kur ke një bord të ZRRE-së të ndikuar nga partia në pushtet që majë fitimet e KESCO-s dhe të KEDS-it; një ZRRE që ruan sekretin financiar të këtyre kompanive dhe në emër të kostove të operimit – lexo fitimit rrit çmimin e energjisë elektrike për të tretën herë.
Vendimi i fundit i ZRRE-së me bekimin e Qeverisë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16%, është i papranueshëm. Ky vendim është barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit, e në veçanti për ata që e kanë gjendjen ekonomike jo të mirë.
Rritja prej 16% prek të gjitha familjet, bizneset, sektorin publik pa përjashtim. Familjet me të ardhura të ulëta, që mezi e përballojnë muajin, tani do të paguajnë më shumë për çdo kilovat të harxhuar, por edhe për çdo produkt të blerë, sepse bizneset do të përballen me kosto më të larta, e kjo do të reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë. Pra, kjo barrë e dyfishtë bie mbi qytetarët, e para; përmes faturave të rritura të energjisë dhe e dyta; përmes çmimeve më të larta për ushqim, transport, veshmbathje dhe shërbime të tjera bazike për jetë.
E kemi thënë dhe stërthënë se rritja e çmimit të energjisë zvogëlon fuqinë blerëse, dëmton ekonominë, ulë konkurushmërinë, mbyll biznese, rrit papunësinë dhe rrit deficitin tregtar.
Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshton fuqishëm këtë vendim.
Përfundimisht ky vendim është dëshmi se kjo Qeveri nuk dëshiron ta kuptoj realitetin në të cilin jetojnë qytetarët, thënë ndryshe e kanë keqkuptuar qeverisjen, sepse vetëm në shërbim të qytetarëve nuk janë.