Bardhi pas deklaratës së Veliajt: Ai dha dy mesazhe, një për drejtësinë, një për Ramën 

Welcome to Kosova Today

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nga Berati ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj.  “Secili në këtë sallë e dinë më mirë se sa keq qeveris Edi Rama, sepse më shumë se sa ne, keqqeverisjen e tij e ndjeni ju. Po dëgjonim bashkëpunëtorin e 5 drejtorëve, kreun e bashkësisë Tiranës që në fakt […]

Bardhi pas deklaratës së Veliajt: Ai dha dy mesazhe, një për drejtësinë, një për Ramën 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nga Berati ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

“Secili në këtë sallë e dinë më mirë se sa keq qeveris Edi Rama, sepse më shumë se sa ne, keqqeverisjen e tij e ndjeni ju. Po dëgjonim bashkëpunëtorin e 5 drejtorëve, kreun e bashkësisë Tiranës që në fakt nxori në sipërfaqe atë që këto kohë përflitet, ne e kaluam përçarjen e brendshme dhe jemi në të bashkuar, por përçarja është më e rëndë në Partinë Socialiste. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë para as për të vjedhur para, kurse këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush do të shkojë më parë në burg, fjala e sotme kishte shumë mesazhe një mesazh për drejtësinë dhe një mesazh për Edi Ramën, mesazhi për drejtësinë ishte që drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë për Tiranën dhe ju nuk duhet t’i godisni, mesazhi kryesor ishte për Edi Ramën, njëlloj si ty që nuk ke dijeni çfarë ka bërë zëvendësi yt, nëse unë mbaj përgjegjësi për drejtorët e mi, ti do të mbash përgjegjësi për zëvendësin tënd”,-tha Bardhi. 

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gazment Bardhi Berati Erion Veliaj Secili Tiran Partin Socialiste

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gazment Bardhi Berati Erion Veliaj Secili Tiran Partin Socialiste

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online