U proceduan për protestën te bashkia, reagojnë Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Welcome to Kosova Today

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu kanë reaguar pas bërjes publike të lajmit se do të procedohen në gjendje të lirë për protestën e organizuar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës.- Advertisement – Tedi Blushi, ka reaguar me anë të një statusi në faqen […]

U proceduan për protestën te bashkia, reagojnë Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu kanë reaguar pas bërjes publike të lajmit se do të procedohen në gjendje të lirë për protestën e organizuar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës.- Advertisement –

Tedi Blushi, ka reaguar me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shprehet se është i gatshëm t’i dalë ballë për ballë “policisë së partisë”.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.

Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.

Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të “Rilindjes”! Më keni Ballë për Ballë!”, shkruan ai.

Gjithashtu edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në Facebook duke thënë se ai po procedohet penalisht pasi po proteston kundër korrupsionit. Ai thotë se ndaj tij janë bërë mbi 500 procedime penaledhe kjo gjë shprehet ai “më motivon më shumë për të kërkuar drejtësi për Shqiptarët”.

Postimi I plotë I Klevis Balliut:

“Taulant Bego Yaris më paska proceduar pse protestoja kundër korrupsionit të Ndragetës. Taulant Droga dhe Lal-Ndrageta duhet të dinë se ky presion i shëmtuar nuk funksionon.

Më keni bërë mbi 500 procedime penale dhe jo vetëm që nuk më ndaluat, por më motivoni më shumë për te kërkuar drejtësi për Shqiptarët.

Shihemi të premten ora 11:00, ku do të jete qytetarët kundër krimit dhe patjetër krimi do të humbë gjithmonë”, shprehet Balliu në statusin e tij.

Sisteme Online Programime
Programing Online