Basha ende me pak shpresë: Mendoj që i kemi numrat për Qeveri
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Dimal Basha ka deklaruar sot para kuvendit se i kanë numrat për Qeveri. “Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve”, tha Dimal Basha. “Presim që deputetët të jenë shqiptarë të partive opozitare. Numrin tim e kam me vete, besoj edhe numrat e tjerë janë. Sigurt që

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Dimal Basha ka deklaruar sot para kuvendit se i kanë numrat për Qeveri.
“Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve”, tha Dimal Basha.
“Presim që deputetët të jenë shqiptarë të partive opozitare. Numrin tim e kam me vete, besoj edhe numrat e tjerë janë. Sigurt që ka konsultime. Mendoj që i kemi numrat për qeveri. Qeveria është shumë kritike, kurse kryekuvendarja është përgjegjësi e të gjitha partive politike. Është mendim hipotetik, vetëm Haxhiu është propozimi. Presim dhe shohim. Është habi si sot nuk janë veteranët e luftës të protestojnë”, tha deputetit i VV-së