Pasi v’rau bashkëshorten dhe mikun, Valon Ramushi bëri këtë veprim

Pasi v’rau bashkëshorten dhe mikun, Valon Ramushi bëri këtë veprim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rëndë në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit, ku dy persona dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 14:25, pas informatave për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe dy prokurorë të Shtetit.

Policia ka bërë të ditur se një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një veture. Ndërkaq, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete edhe një grua, po ashtu rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga i njëjti i dyshuar.

Përveç dy viktimave, nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas informatave fillestare të Policisë, dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Megjithatë, motivi që çoi në këtë ngjarje ende nuk dihet.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar motivin dhe për të dokumentuar rastin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.