Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja duket e emocionuar para hyrjes në Gjykatë

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja duket e emocionuar para hyrjes në Gjykatë

Familjarët e krerëve të UÇK-së janë duke pritur për të hyrë brenda Gjykatës Speciale në Hagë.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja Rina Mujku, para Gjykatës u panë duke pritur Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, si dhe gruaja dhe i biri i Rexhep Selimit.

Pos tyre, ka edhe shumë familjarë të tjerë që po presin për të hyrë në Galerinë e Publikut për të parë nga afër seancën më të rëndësishme për katërshen e UÇK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.