Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij.
Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk e di çka fshihet, por tha se ky është një “dallaver” mes PDK-së dhe Presidentes.
“Fakti që ligji është tërheq prapa shpinës nuk lë shije të mirë. Presidentja është bashkëpunëtore në tërheqjen e këtij ligji”.
“Nuk e di çfarë fshihet mbrapa saj, por ky është një dallaver i PDK-së dhe Presidentes”, ka thënë ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



