BE nis një betejë kundër Kinës

Bashkimi Evropian nisi sot një sfidë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër rregullave të Kinës për tarifat e honorarëve të teknologjisë së lartë, mes përshkallëzimit të tensioneve tregtare midis Pekinit dhe Brukselit. Komisioni Evropian akuzoi Kinën se po u bën presion kompanive inovative evropiane të teknologjisë së lartë – për të ulur […] The post BE nis një betejë kundër Kinës appeared first on Albinfo.

BE nis një betejë kundër Kinës

Bashkimi Evropian nisi sot një sfidë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër rregullave të Kinës për tarifat e honorarëve të teknologjisë së lartë, mes përshkallëzimit të tensioneve tregtare midis Pekinit dhe Brukselit.

Komisioni Evropian akuzoi Kinën se po u bën presion kompanive inovative evropiane të teknologjisë së lartë – për të ulur tarifat e tyre duke lejuar gjykatat e saj të caktojnë tarifa të detyrueshme të honorarëve në mbarë botën.

“Industritë e teknologjisë së lartë të BE-së duhet të lejohen të konkurrojnë në mënyrë të drejtë dhe me mundësi të barabarta”, tha Maros Sefcovic, komisioneri i tregtisë i BE-së.

“Aty ku nuk është kështu, Komisioni ndërmerr veprime vendimtare për të mbrojtur të drejtat e tyre”, shtoi ai.

Masa e BE-së vjen ndërsa tensionet tregtare po rriten në të gjithë botën, dhe mes deklaratës së Donald Trump për të vendosur tarifa pas kthimit të tij në Shtepinë e Bardhë.

Kjo ka nxitur më tej mosmarrëveshjet mes Pekinit dhe Brukselit, pasi ata akuzojnë njëri-tjetrin për praktika të padrejta dhe për këtë arsye marrjen e një sërë masash.

BE vendosi tarifa të larta për makinat elektrike të prodhuara në Kinë vitin e kaluar. Nga ana tjetër, Pekini shënjestroi pijet evropiane dhe nisi hetimet për subvencionet e BE-së për disa produkte të qumështit dhe mishin e derrit.

Sfida e fundit sillet rreth “patentave standarde thelbësore” që mbrojnë teknologjitë që mundësojnë që prodhimi i mallrave të përmbushë një standard të caktuar.

“Kompanitë evropiane mbajnë shumë patenta të tilla, veçanërisht në sektorin e telekomit”, sipas BE-së.

“Duke i lënë gjykatat e saj të caktonin tarifat e honorarëve në mbarë botën, Kina po i detyronte kompanitë e BE-së t’u jepnin kompanive të saj akses më të lirë në ato teknologji”, sipas bllokut prej 27 vendesh.

Brukseli tha se kërkoi konsultime në OBT, hapi i parë i procedurës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të organit ndërkombëtar, pasi asnjë zgjidhje e kënaqshme e negociuar nuk ishte arritur me Kinën.

Sipas rregullave të OBT-së, të dy palët kanë 60 ditë për të zgjidhur çështjen përpara se paditësi të mund të kërkojë krijimin e një paneli për të vendosur mbi të.

Pekini tha sot se “i vjen keq” për vendimin e BE-së për të nisur këtë sfidë të re në OBT.

“Kina i përmbahet rreptësisht rregullave të OBT-së dhe angazhimeve të saj për anëtarësim, duke përmirësuar vazhdimisht legjislacionin dhe zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale”, tha në një deklaratë Ministria e Tregtisë e Pekinit.

 

 

 

The post BE nis një betejë kundër Kinës appeared first on Albinfo.