Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje historike ekonomike me vlerë të paktën 1.2 trilionë dollarë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. Marrëveshja përfshin investime të mëdha në aviacion, infrastrukturë dhe siguri, duke shënuar një rritje të ndjeshme të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik mes dy vendeve. Sipas zyrtarëve amerikanë, një nga marrëveshjet [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje historike ekonomike me vlerë të paktën 1.2 trilionë dollarë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. Marrëveshja përfshin investime të mëdha në aviacion, infrastrukturë dhe siguri, duke shënuar një rritje të ndjeshme të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik mes dy vendeve.
Sipas zyrtarëve amerikanë, një nga marrëveshjet më të rëndësishme është ajo mes Qatar Airways dhe Boeing, e cila parashikon blerjen e 210 avionëve nga kompania amerikane, me një vlerë totale prej rreth 96 miliardë dollarësh. Kjo është një nga porositë më të mëdha të avionëve në historinë e Boeing.
Ndërkohë, kompania amerikane e inxhinierisë dhe teknologjisë Parsons ka fituar 30 projekte infrastrukturore në Katar, me një vlerë potenciale deri në 97 miliardë dollarë. Këto projekte pritet të mbështesin zhvillimin urban dhe modernizimin e rrjetit rrugor dhe energjetik në vendin e Gjirit.
Në kuadër të bashkëpunimit të zgjeruar dypalësh, SHBA dhe Katari gjithashtu kanë nënshkruar një deklaratë qëllimi për forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e cila përfshin investime të mundshme me vlerë mbi 38 miliardë dollarë.
Ky zhvillim vjen në një moment kur administrata Trump kërkon të zgjerojë ndikimin ekonomik dhe strategjik të SHBA-së në Lindjen e Mesme përmes marrëveshjeve të mëdha dypalëshe. /abcnews.al