BE nuk mohon se Lajçak po bëhet ambasador në Zvicër: Në shtator është rotacioni i radhës në postet diplomatike

Welcome to Kosova Today

Miroslav Lajçak mund të mos jetë edhe për shumë kohë duke ndërmjetësuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian. Nga Brukseli nuk kanë mohuar e as pohuar se Lajçak nga shtatori do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, ashtu siç u raportua para pak ditësh. Peter Stano, […]

BE nuk mohon se Lajçak po bëhet ambasador në Zvicër: Në shtator është rotacioni i radhës në postet diplomatike

Miroslav Lajçak mund të mos jetë edhe për shumë kohë duke ndërmjetësuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian.

Nga Brukseli nuk kanë mohuar e as pohuar se Lajçak nga shtatori do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, ashtu siç u raportua para pak ditësh.

Peter Stano, zëdhënësi kryesor i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, i tha Gazetës Express se nuk komentojnë spekulimet në media, por shtoi se nuk do të ketë ndryshim të afërt të kryetarëve të delegacioneve të BE-së në mbarë botën. Ai tregoi, megjithatë se rotacioni i radhës i rregullt, i cili pritet të ndodhë në shtator, do të përfshijë shefat e delegacioneve dhe zëvendëskryetarët.

“Si rregull i përgjithshëm, ne nuk përfshihemi në thashetheme dhe nuk komentojmë spekulimet në media për personelin e BE-së. Kur bëhet fjalë për emërimin e ambasadorëve të BE-së, ka parametra shumë të qartë: Procesi që çon në emërimin e një Ambasadori është i brendshëm dhe jo publik – në përputhje me praktikën ekzistuese diplomatike”, tha Stano në një përgjigje me shkrim.

“Procedura e vendosur për emërimin e Ambasadorëve parashikon që pas miratimit të emrit/emrave nga Kolegji (=Komisioni Evropian – Kolegji i Komisionerëve), Përfaqësuesi i Lartë, në cilësinë e Autoritetit Emërues, do të marrë vendimet e tij për emërimet konkrete. Secili Ambasador i emëruar i BE-së do të duhet të marrë miratimin e vendit pritës si parakusht për avancimin e procedurës së postit të tij/saj”, shtoi ai.

BE-ja do të njoftojë për ndryshimet në postet diplomatike vetëm pasi të përfundojë kjo procedurë.

“Vetëm pasi të përfundojë e gjithë kjo procedurë do të shpallim emrat dhe emërimet. Nuk ka asnjë ndryshim të afërt të kryetarëve në delegacionet tona në mbarë botën. Rotacioni i radhës i rregullt, që do të përfshijë shefat e delegacioneve dhe zëvendëskryetarët e delegacioneve, është planifikuar vetëm në gjashtë muaj, në shtator”, tha Stano.

Më 1 shtator, Miroslav Lajçak do të nisë mandatin e tij si ambasador i BE-së në kryeqytetin zviceran, Bern, raportoi Radio Evropa e Lirë të premtën. Mandati i tij si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi përfundon në fund të gushtit.

Pas zgjedhjeve europiane që do të mbahen në qershor, do të vendoset edhe se kush do të jetë shefi i ri i diplomacisë europiane, i cili do ta pasojë Josep Borrellin.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Miroslav Kosov Serbis Bashkimit Europian Brukseli Peter Stano Jashtme Politik Siguris Gazet Express Procesi Ambasadori Procedura Ambasador Kolegji Komisioni Evropian Komisioner Autoritetit Secili Rotacioni Radio Evropa Mandati Serbi Josep Borrellin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Miroslav Kosov Serbis Bashkimit Europian Brukseli Peter Stano Jashtme Politik Siguris Gazet Express Procesi Ambasadori Procedura Ambasador Kolegji Komisioni Evropian Komisioner Autoritetit Secili Rotacioni Radio Evropa Mandati Serbi Josep Borrellin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online