Aktivistët e Partisë Socialdemokrate vendosin një plumb para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës

Welcome to Kosova Today

Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje të objektit, si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë. Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli, tha se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë. “Përderisa kjo Qeveri […]

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate vendosin një plumb para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës
aktivistet-e-partise-socialdemokrate-vendosin-nje-plumb-para-hyrjes-se-objektit-te-qeverise-se-kosoves

aktivistet-e-partise-socialdemokrate-vendosin-nje-plumb-para-hyrjes-se-objektit-te-qeverise-se-kosoves

Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje të objektit, si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë.

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli, tha se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë.

“Përderisa kjo Qeveri dhe Presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes duke i treguar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë në jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Kjo është treguesi më i qartë që performanca dhe simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë nderuar jetën grave”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi edhe simbolikën e sjelljes së një plumbi para objektit të Qeverisë, raporton EO.

“Kjo Qeveri nuk e ka gajle për viktimizimin e grave, faktikisht është kjo Qeveri që dëshiron gratë me i mbajt të viktimizuara sepse kështu na e kërkon dëgjueshmërinë. Mirëpo ne e refuzojmë këtë rol dhe kemi me luftu për barazi. Shteti e ka obligim, përgjegjësi ekskluzive me e mbrojt jetën e grave dhe me e parandalua dhunën. Është kjo Qeveri që është aspiruesi kryesor. Ne sot si shenjë simbolike kemi sjell një plumb, plumbi është çasti i fundit, shënon çastin e fundit me të cilin është përballur një grua e vrarë në Kosovë. Ato nuk mund të flasin dhe nuk mund të luftojnë më por ne kemi përgjegjësi, kemi obligim dhe do të luftojmë për jetën e gruas në Kosovë”, tha tutje Demolli.