Bedri Hamza mban sonte konferencë për media

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhur dhe të arriturat e PDK-së nga këto zgjedhje. Këtë e bëri të ditur në një konferencë, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, i cili u shpreh se Hamza gjatë mbrëmjes

Bedri Hamza mban sonte konferencë për media

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhur dhe të arriturat e PDK-së nga këto zgjedhje.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, i cili u shpreh se Hamza gjatë mbrëmjes do të ndajë bashkë me ju reflektimet dhe hapat e mëtejshëm.

Kujtojmë që sipas Exit Poll ekskluziv të Klan Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, renditet e dyta në zgjedhjet e sotme parlamentare derisa vet Stavileci rezultatin e quajti inkurajues, por u shpreh që sipas vëzhguesve PDK, pritet të kenë rritje edhe më të konsiderueshme.