Behgjet Pacolli: Këto janë shtatë sukseset dhe dhjetë dështimet e shtetit të Kosovës, zhvillim kishte deri më 2021, pastaj dështim

Ish-Presidenti dhe ish-shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli për “Front Online” ka folur mbi të arriturat dhe dështimet e Kosovës për gjatë 17 viteve shtet. Pacolli ka listuar shtat sukseset e tij, e ku me theks të veçantë i ka cekur ato në fushën e diplomacisë. Sipas tij, sukses i Kosovës në këto 17

Behgjet Pacolli: Këto janë shtatë sukseset dhe dhjetë dështimet e shtetit të Kosovës, zhvillim kishte deri më 2021, pastaj dështim


Ish-Presidenti dhe ish-shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli për “Front Online” ka folur mbi të arriturat dhe dështimet e Kosovës për gjatë 17 viteve shtet.

Pacolli ka listuar shtat sukseset e tij, e ku me theks të veçantë i ka cekur ato në fushën e diplomacisë.

Sipas tij, sukses i Kosovës në këto 17 vite konsiderohet arritja e 117 njohjeve dhe forcimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

‘’Njohjet ndërkombëtare dhe konsolidimi i shtetësisë – Me 117 njohje dhe anëtarësim në qindra organizata ndërkombëtare, Kosova ka forcuar pozitën e saj në arenën globale. Në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, u sigurua mbështetje nga SHBA, BE dhe vende të tjera kyçe, duke ndihmuar në legjitimimin e saj ndërkombëtar’’, thotë ai.

Arritje Pacolli e konsideron edhe vendimin e GJND-së për Kosovën, vendim ky i cili e kishte konfirmuar se Pavarësia e Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

‘’Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2011, ky vendim konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke ndihmuar në forcimin e legjitimitetit të saj juridik. Marrëveshjet me BE-në dhe procesi i integrimit’’, shprehet ai.

Tjetër përparim, ish i pari i diplomacisë kosovare, e vlerëson edhe marrëveshjen e MSA-së, anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, organizata të rëndësishme këto të sportit.

‘’Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe përparimi drejt anëtarësimit në organizata si FIFA, UEFA dhe më vonë Këshilli i Evropës, kanë qenë hapa të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës’’, potencoi ai.

Më tej Pacolli, si sukses e cilëson edhe forcimin e partneritetit me SHBA dhe BE-në, funksionalizimin e institucioneve, transformimin e ekonomik dhe investimet si dhe demokratizimi dhe zgjedhjet e lira në Kosovë.

‘’Forcimi i partneritetit strategjik me SHBA dhe vendet perëndimore. Kosova ka ruajtur një marrëdhënie të fortë me aleatët kryesorë, duke siguruar mbështetje politike, ushtarake dhe ekonomike. Sukseset në politikën e brendshme, shtet ndërtimi dhe funksionalizimi i institucioneve, krijimi dhe forcimi i institucioneve demokratike, ndërtimi i një ushtrie moderne dhe konsolidimi i sundimit të ligjit kanë qenë hapa të rëndësishëm për stabilitetin e vendit.

Transformimi ekonomik dhe investimet, demokratizimi dhe zgjedhjet e lira, Kosova ka dëshmuar stabilitet institucional përmes zgjedhjeve, duke treguar pjekuri politike dhe përkushtim ndaj demokracisë ‘’, deklaroi ai për FrontOnline.