SHBA, sekretares së Sigurisë Kombëtare i vjedhin çantën teksa darkonte në një restorant
Çanta e Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, raportohet se është vjedhur teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytetin Washington. Siç raporton CNN, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Noem ka konfirmuar në një deklaratë se çanta i është vjedhur teksa po hante në një restorant në Washington të dielën, duke shtuar se [...]Read More...

Çanta e Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, raportohet se është vjedhur teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytetin Washington.
Siç raporton CNN, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Noem ka konfirmuar në një deklaratë se çanta i është vjedhur teksa po hante në një restorant në Washington të dielën, duke shtuar se incidenti ende nuk është zbardhur.
Një zyrtar i sigurisë, duke folur për incidentin, ka thënë se një i dyshuar mashkull me maskë kirurgjikale është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur çantën e Noemit.
Çanta e vjedhur thuhet se përmbante patentën e saj të shoferit, ilaçe, çelësat e shtëpisë, pasaportën, çantën e kozmetikës dhe kartën e hyrjes në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si dhe afërsisht 3.000 dollarë para të gatshme.
Jonathan Wackrow, një ish-oficer i shërbimit sekret, ka thënë se situata është një “shkelje e sigurisë” dhe se incidenti duhet të hetohej plotësisht nga autoritetet.