Maxhuni i NISMA-s i kundërpërgjigjet Haradinajt: E bëri Kryeministër Limaj, ai e rrëzoi Qeverinë pa paralajmërim

Albert Maxhuni nga NISMA ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë për kreun e NISMAS-s, Fatmir Limaj se “ai është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, më 4 prill janë takuar e kanë qëndruar në njëlokal”. Maxhuni ka shkruar se vota e Limajt dhe NISMA e bënë kryeminister

Maxhuni i NISMA-s i kundërpërgjigjet Haradinajt: E bëri Kryeministër Limaj, ai e rrëzoi Qeverinë pa paralajmërim

Albert Maxhuni nga NISMA ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë për kreun e NISMAS-s, Fatmir Limaj se “ai është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, më 4 prill janë takuar e kanë qëndruar në njëlokal”.

Maxhuni ka shkruar se vota e Limajt dhe NISMA e bënë kryeminister Haradinaj në vitin 2017.

“Le t’i kujtojë dikush z. Haradinaj se fjala e Limajt dhe votat e NISMA-s e bënë Kryeministër në vitin 2017, ndërsa ai, si ‘mirënjohës’, e rrëzoi Qeverinë pa u konsultuar me partnerët,” ka deklaruar Maxhuni, duke shtuar se për dorëheqjen e Haradinajt ishin njoftuar vetëm në mbledhjen e Qeverisë.

Maxhuni gjithashtu e akuzoi Haradinajn se në vitin 2019 e kishte lënë NISMËN pa grup parlamentar.

Postimi i plotë: