Beka: Inspektohen stacionet policore, janë vërejtur disa mangësi

Welcome to Kosova Today

Inspektorati i Policorë i Kosovës, departamenti i Inspektimeve ka publikuar sot raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm, ku janë përfshirë në stacionet policore të kategorive A, B dhe C. Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit Policor të Kosovës, tha ne RTK se ky inspektim është kryer me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, duke shtuar se IPK-ja brenda vitit […]

Beka: Inspektohen stacionet policore, janë vërejtur disa mangësi
beka:-inspektohen-stacionet-policore,-jane-verejtur-disa-mangesi

beka:-inspektohen-stacionet-policore,-jane-verejtur-disa-mangesi

Inspektorati i Policorë i Kosovës, departamenti i Inspektimeve ka publikuar sot raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm, ku janë përfshirë në stacionet policore të kategorive A, B dhe C.

Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit Policor të Kosovës, tha ne RTK se ky inspektim është kryer me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, duke shtuar se IPK-ja brenda vitit realizon në baza të rregullta inspektime të jashtëzakonshme për të vlerësuar përformancë dhe përgjithësuar aktivitetet policore.

“Qëllimi kryesor i inspektimeve konsiderohet si aktivitet preventive në raport me shkeljet e mundshme, mirëpo gjithsesi është shumë e rëndësishme pjesa e vlerësimit të performancës që mandej mbi bazën e rekomandimeve kthehet në dobi pozitive për qytetarët në aspektin e ngritjes profesionalizmit të zyrtarëve policor, dhe ngritët niveli i sigurisë publike”, tha Beka.

Ai shtoi se secili inspektim përfshin edhe pjesën e kushteve të punës të zyrtarëve policor.

“Në kuadër të këtij inspektimi të jashtëzakonshëm janë inspektuar 17 stacione të kategorive të ndryshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku një pjesë e gjetjeve dhe rekomandimeve i janë atribuar kushteve në të cilat operojnë dhe kryejnë aktivitete të natyrës operative zyrtarët policor”, tha ai.

Sipas tij, IPK ka gjetur se shpërputhje ndërmjet kapaciteteve të planifikuara të resurseve njerëzore, ku disa stacione policore kanë më shumë resurse njerëzore se sa që kanë listën e autorizuar të personelit, kurse një përqindje e stacioneve policore kanë më pak resurse njerëzore.

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online