Berlin: Javën e ardhshme, grevë në transportin publik

Sistemi i transportit publik në Berlin do të përballet me ndërprerje të mëdha më 19 dhe 20 mars, pasi sindikata Verdi ka thirrur një grevë të punonjësve të Berliner Verkehrsbetriebe (BVG). Greva do të ndikojë në pjesën më të madhe të rrjetit të U-Bahn, tramvajit dhe autobusëve të qytetit, shkruan The Local. Kjo lëvizje është […] The post Berlin: Javën e ardhshme, grevë në transportin publik appeared first on Albinfo.

Berlin: Javën e ardhshme, grevë në transportin publik

Sistemi i transportit publik në Berlin do të përballet me ndërprerje të mëdha më 19 dhe 20 mars, pasi sindikata Verdi ka thirrur një grevë të punonjësve të Berliner Verkehrsbetriebe (BVG). Greva do të ndikojë në pjesën më të madhe të rrjetit të U-Bahn, tramvajit dhe autobusëve të qytetit, shkruan The Local.

Kjo lëvizje është pjesë e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme mbi pagat midis Verdit dhe BVG. Sindikata kërkon një rritje prej të paktën 750 euro në muaj, ndërsa BVG ka ofruar një rritje graduale prej 240 euro këtë vit dhe 135 euro vitin e ardhshëm. Verdi e ka cilësuar këtë ofertë si të papërshtatshme, ndërsa BVG e ka quajtur kërkesën e sindikatës të parealizueshme financiarisht.

Greva pritet të shkaktojë kaos për udhëtarët, me shumicën e stacioneve të U-Bahn të mbyllura dhe autobusët e tramvajet jashtë funksionit. Udhëtarët këshillohen të gjejnë alternativa ose të punojnë nga shtëpia. Ndërkohë, shërbimet e S-Bahn dhe trenave të Deutsche Bahn do të vazhdojnë normalisht, përcjell albinfo.

The post Berlin: Javën e ardhshme, grevë në transportin publik appeared first on Albinfo.