Bie sistemi edhe në numërimin e votave për deputetë
Aktualisht (rreth orës 22:00) ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, […]

Aktualisht (rreth orës 22:00) ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur për shkaqe teknike.
Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.