Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale
Këshilli Bashkiak i Bielit ka shpallur të vlefshme nismën për vendosjen e një page minimale komunale, duke e cilësuar atë si në përputhje me ligjin në fuqi. Njoftimi u bë publik të mërkurën përmes një komunikate zyrtare, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Në vijim të këtij vendimi, qeveria e qytetit i ka dhënë mandat drejtorisë presidenciale […] The post Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale appeared first on Albinfo.

Këshilli Bashkiak i Bielit ka shpallur të vlefshme nismën për vendosjen e një page minimale komunale, duke e cilësuar atë si në përputhje me ligjin në fuqi. Njoftimi u bë publik të mërkurën përmes një komunikate zyrtare, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Në vijim të këtij vendimi, qeveria e qytetit i ka dhënë mandat drejtorisë presidenciale të përgatisë një propozim zyrtar për Këshillin e Qytetit. Ky i fundit do të ketë afat deri në shtator të vitit 2026 për ta shqyrtuar. Referendumi do të mbahet vetëm në rast se Këshilli i Qytetit e refuzon propozimin ose paraqet një kundërpropozim.
Nisma, e cila parashikon një pagë minimale prej 23.80 franga zvicerane në orë, u nis në maj të vitit 2024 nga një aleancë e përbërë nga parti të krahut të majtë, sindikata dhe organizata të ndihmës sociale. Sipas nismëtarëve, askush nuk duhet të fitojë më pak se kjo shumë për një orë punë në Biel, transmeton albinfo.ch.
Në komunikatë, theksohet se parandalimi dhe luftimi i varfërisë është një përgjegjësi e përbashkët e kantonit dhe komunave në kantonin e Bernës, dhe masat strukturore si paga minimale janë të përfshira qartë në këtë kuadër. Kjo bie në kontrast me situatën në kantonin e Cyrihut, ku rregulloret e ngjashme për pagën minimale u rrëzuan nga Gjykata Administrative në qytetet Cyrih dhe Winterthur gjatë vjeshtës së kaluar.
Një nismë e ngjashme për pagë minimale është paraqitur edhe në qytetin e Bernës. Ajo është shpallur në thelb e vlefshme në janar nga Këshilli Bashkiak, por aktualisht është në pritje të një vendimi pasi shoqatat e biznesit kanë paraqitur një ankesë, duke e konsideruar të papajtueshme me ligjin në fuqi, transmeton albinfo.ch.
The post Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale appeared first on Albinfo.