Bill Gates zbulon se kur i lejoi fëmijët e tij të përdornin celularin

Welcome to Kosova Today

Në ditët e sotme, fëmijët e marrin celularin e parë që në moshën 5, 6 vjeçare apo edhe më herët. Ata shpesh e përdorin atë pa kufizime dhe mbikëqyrje të tepruar, gjë që nuk është aspak e mirë për zhvillimin e tyre. Përveçse truri i tyre është i mbushur me informacione negative dhe i ekspozuar […] The post Bill Gates zbulon se kur i lejoi fëmijët e tij të përdornin celularin appeared first on Sinjali.

Bill Gates zbulon se kur i lejoi fëmijët e tij të përdornin celularin

Në ditët e sotme, fëmijët e marrin celularin e parë që në moshën 5, 6 vjeçare apo edhe më herët. Ata shpesh e përdorin atë pa kufizime dhe mbikëqyrje të tepruar, gjë që nuk është aspak e mirë për zhvillimin e tyre.

Përveçse truri i tyre është i mbushur me informacione negative dhe i ekspozuar ndaj rrezatimit, trupi i tyre po përkeqësohet për shkak të palëvizshmërisë dhe mungesës së ajrit të pastër.

Kështu mendon edhe Bill Gates, i cili nuk u ka dhënë celular fëmijëve të tij deri në moshën 14-vjeçare.

Edhe pasi i morën, kishte kufizime dhe rregulla se sa, kur dhe ku mund t’i përdornin.

Për shembull, ata nuk lejoheshin ta përdornin në tavolinë ose pasdite vonë (për të mos u prishur gjumin), por përdoreshin si ndihmë kur shkruanin detyrat e shtëpisë ose studionin.

“Mesatarisht fëmijët fillojnë përdorimin e mediave dixhitale në moshën 19-muajshe, ndaj ndodh që gjatë ekzaminimit të fëmijëve për regjistrim në klasën e parë të shkollës fillore, vërehen gjithnjë e më shumë vështirësi në zhvillimin e gjuhës dhe të të folurit, vështirësi në vëmendje dhe pjekuri grafomotore më të dobët, gjë që është në përputhje me pasojat e ekspozimit të hershëm dhe të tepruar ndaj mediave dixhitale”, thotë një studim.

/GazetaSinjali/

The post Bill Gates zbulon se kur i lejoi fëmijët e tij të përdornin celularin appeared first on Sinjali.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gates Mesatarisht GazetaSinjali Sinjali

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gates Mesatarisht GazetaSinjali Sinjali

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online