Blatten përballë zgjedhjes së vështirë: Të largohen apo të rindërtojnë?

Pas rrëshqitjes së dheut dhe zhdukjes së akullnajës Birch, jeta në Blatten nuk është më e njëjtë. Rreth 300 banorë të këtij fshati malor në kantonin Valais janë zhvendosur në luginën e poshtme të Lötschental, ndërsa përballen me pyetjen vendimtare: të rikthehen dhe të rindërtojnë, apo të largohen përgjithmonë? Në një takim të organizuar të […] The post Blatten përballë zgjedhjes së vështirë: Të largohen apo të rindërtojnë? appeared first on Albinfo.

Blatten përballë zgjedhjes së vështirë: Të largohen apo të rindërtojnë?

Pas rrëshqitjes së dheut dhe zhdukjes së akullnajës Birch, jeta në Blatten nuk është më e njëjtë. Rreth 300 banorë të këtij fshati malor në kantonin Valais janë zhvendosur në luginën e poshtme të Lötschental, ndërsa përballen me pyetjen vendimtare: të rikthehen dhe të rindërtojnë, apo të largohen përgjithmonë?

Në një takim të organizuar të enjten në mbrëmje në sallën e komunitetit Wyler, banorët e shpërndarë përreth luginës patën rastin të reflektojnë për situatën dhe të ndajnë ndjenjat mes njëri-tjetrit. “Kemi humbur gjithçka. Trishtimi ynë është absolut”, ishte mesazhi që dominonte bisedat, shkruan RTS, transmton albinfo.ch.

Disa prej banorëve shprehën dëshirën të vizitojnë shtëpitë e tyre për herë të fundit, për të mbyllur emocionalisht një kapitull që tashmë konsiderohet i përfunduar. Ndërsa të tjerë, veçanërisht të rinjtë, po mendojnë për të ardhmen dhe pyesin veten nëse ka kuptim të vazhdojnë jetën në Blatten, apo të kërkojnë një fillim të ri diku tjetër.

Që nga 19 maji, janë zhvendosur gjithsej 365 persona, sipas të dhënave të Organit të Menaxhimit Shtetëror të Kantonit Valais. Shumë prej tyre janë sistemuar në apartamente të ofruara nga komunat përreth, ndërsa disa kanë zgjedhur të strehohen pranë familjarëve.

Solidariteti nuk ka munguar. Caritas dhe Kryqi i Kuq Zviceran kanë vënë në dispozicion 400 mijë franga, ndërsa Fondi për Sponsorizimin e Komuniteteve Malore ka ndarë 1 milion franga. Fondi i Solidaritetit Zviceran ka nisur gjithashtu një apel për donacione, për të ndihmuar komunitetin në krizë, transmton albinfo.ch.

Në aspektin arsimor, fëmijët e shkollës fillore ndjekin mësimet në Wyler, ndërsa ata të shkollës së mesme në Kippel. Sipas Shërbimit Arsimor të Valais, është duke u shqyrtuar mënyra më e përshtatshme për përfundimin e vitit shkollor dhe zhvillimin e provimeve, në kushtet e reja të emergjencës.

Ndërsa rrëshqitja e dheut ka shkatërruar shtëpitë dhe ka ndryshuar peizazhin përfundimisht, vendimi për të rindërtuar apo jo Blattenin është ende pezull. Për shumë banorë, ky nuk është vetëm një vendim fizik, por edhe emocional – mes kujtesës dhe nevojës për siguri.

E ardhmja e Blatten mbetet e paqartë. Por një gjë është e sigurt: komuniteti po qëndron i bashkuar, duke kërkuar rrugëdalje mes dhimbjes dhe shpresës, transmton albinfo.ch.

The post Blatten përballë zgjedhjes së vështirë: Të largohen apo të rindërtojnë? appeared first on Albinfo.