Boksierja kosovare Donjeta Sadiku rrëmben medaljen e bronztë në Sofje, kualifikohet për në gjysmëfinale 

Donjeta Sadiku ka mbërritur në çerekfinale të Turneut Ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë, i cili po mbahet nga 22 shkurti dhe do të vazhdojë deri më 3 mars 2025. Kështu njoftoi Federata e Boksit e Kosovës, e cila tha se Sadiku u paraqit sot në ring në kategorinë 60 kg, e cila për kundërshtare […] The post Boksierja kosovare Donjeta Sadiku rrëmben medaljen e bronztë në Sofje, kualifikohet për në gjysmëfinale  appeared first on Albinfo.

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku rrëmben medaljen e bronztë në Sofje, kualifikohet për në gjysmëfinale 

Donjeta Sadiku ka mbërritur në çerekfinale të Turneut Ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë, i cili po mbahet nga 22 shkurti dhe do të vazhdojë deri më 3 mars 2025.

Kështu njoftoi Federata e Boksit e Kosovës, e cila tha se Sadiku u paraqit sot në ring në kategorinë 60 kg, e cila për kundërshtare kishte boksieren Tursynbek Alnar nga Kazakistani “të cilën e mundi bindshëm me rezultat 5:0 ku të tre raundet dominoi në ring duke treguar boks të mirë dhe cilësor”.

“Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysmëfinale me 28 shkurt ku për kundërshtare ka boksieren nga Turqia, Erginoguz Evin”, deklaroi FBK-ja.

Edhe boksieri në kategorinë 86kg, Taulant Jakupi, boksoi sot kundër boksierit Bullgar Boldirev Semion, por që i njëjti pësoi humbje.

 

 

The post Boksierja kosovare Donjeta Sadiku rrëmben medaljen e bronztë në Sofje, kualifikohet për në gjysmëfinale  appeared first on Albinfo.