‘Bomba e mbrëmjes’, Igli Tare synon transferimin e Modriç në Milan
Klubi i Milanit ka nisur një fazë të re ndërtimi të ekpipit nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe drejtorit të ri sportiv Igli Tare. Një nga emrat që mund t’i bashkohen klubit ‘kuq e zi’ është mesfushori kroat, Luka Modriç, raporton IndeksOnline. Mesfushori kroat është pa skuadër pasi u larguar nga Real Madrid javën e […]

Klubi i Milanit ka nisur një fazë të re ndërtimi të ekpipit nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe drejtorit të ri sportiv Igli Tare.
Një nga emrat që mund t’i bashkohen klubit ‘kuq e zi’ është mesfushori kroat, Luka Modriç, raporton IndeksOnline.
Mesfushori kroat është pa skuadër pasi u larguar nga Real Madrid javën e kaluar.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporti sot se drejtori i ri i Milanit, Igli Tare po ëndërron ta sjellë Luka Modrićin në klub.
“Ai është një nga emrat e përmendur në bisedimet e brendshme fillestare”, shkruan Romano.
Kujtojmë që Modriç ka marrë disa oferta nga klube anembanë botës që kur u largua nga Real Madridi.
Mbetet të shihet nëse Tare do ta bindë yllin korat për t’iu bashkuar planit të tij për rikthimin e Milanit në mesin e ekipeve me të mira në botë.