Britania është mbështetës afatgjatë i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës

Welcome to Kosova Today

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u diskutua për situatën e sigurisë. Në fjalimin e përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, u tha se ky vend është mbështetës afatgjatë i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. “Ne jemi me përpjekjet e qeverisë për të përforcuar zbatimin e ligjit, për pronat nga viti 2016 […]

Britania është mbështetës afatgjatë i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u diskutua për situatën e sigurisë.

Në fjalimin e përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, u tha se ky vend është mbështetës afatgjatë i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Ne jemi me përpjekjet e qeverisë për të përforcuar zbatimin e ligjit, për pronat nga viti 2016 në Deçan. Po ashtu jemi mbështetës të aspiratave edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai.

Ai theksoi se dyja vendet duhet të jenë të angazhuar edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Britaniku shtoi se “mungesa e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, ka implikime negative për rajonin”.

Diplomati tha se edhe Kosova edhe Serbia duhet të jenë të përfshirë në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB përmendi edhe çështjen e dinarit, e për të cilin tha se kjo duhet të marrë zgjidhje.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Sigurimit Organizat Kombeve Bashkuara Britanis Madhe Kosov Evrop Asociacionit Komunave Britaniku Serbi Diplomati Kosova Serbia

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Sigurimit Organizat Kombeve Bashkuara Britanis Madhe Kosov Evrop Asociacionit Komunave Britaniku Serbi Diplomati Kosova Serbia

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online