Rusia i fryn zjarrit: Situata në Kosovë, shumë shqetësuese për neve

Welcome to Kosova Today

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, tha se situata në Kosovë dhe rajon është “shumë shqetësuese për neve”. “Situata vazhdon të përkeqësohet”, ka thënë ai, teksa ka vazhduar me ofendime ndaj shtetësisë së Kosovës, duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti si “të ashtuquajtur”. Kjo politikë e fryrjes së zjarrit për situatën e sigurisë në […]

Rusia i fryn zjarrit: Situata në Kosovë, shumë shqetësuese për neve

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, tha se situata në Kosovë dhe rajon është “shumë shqetësuese për neve”.

“Situata vazhdon të përkeqësohet”, ka thënë ai, teksa ka vazhduar me ofendime ndaj shtetësisë së Kosovës, duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti si “të ashtuquajtur”.

Kjo politikë e fryrjes së zjarrit për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në Kosovë, po vazhdon që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Më tej, ai ka bërë pretendime se situata për serbët në Kosovë “është e pasigurt”.

Nebenzia tha se Kosova po e pengon dialogun me Serbinë, “derisa Serbia të njohë kuazi-shtetësinë e Kosovës”.

Kjo politikë, tha ai, po mbështetet nga ShBA-ja.

Këto komente, përfaqësuesi i Rusisë i bëri në seancën e rregullt për situatën e sigurisë në Kosovë në KS të OKB-së. /Klankosova

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Rusis Vasily Nebenzia Kosov Situata Albin Kurti Ballkanit Rusia Ukrain Kosova Serbin Serbia Klankosova

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Rusis Vasily Nebenzia Kosov Situata Albin Kurti Ballkanit Rusia Ukrain Kosova Serbin Serbia Klankosova

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online