Burri i veshur si kalë përballet me akuzë për keqtrajtim të kafshëve në Cyrih

Një burrë 37-vjeçar në zonën rurale të Cyrih është përballur me akuza për keqtrajtim të kafshëve, pasi një veprim i tij i konsideruar si shaka përfundoi me pasoja serioze për kuajt në një livadh, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave zvicerane, i maskuar me një kostum kali, ai ka kërcyer dhe ka vrapuar në një fushë ku po kullosnin kuaj të vërtetë, me qëllim që të bënte përshtypje para miqve të tij.
Veprimet e tij kanë shkaktuar panik te kafshët, ndërsa një prej kuajve ka pësuar lëndime të rënda gjatë incidentit.
Autoritetet e kanë dënuar burrin për keqtrajtim të kafshëve dhe i kanë vendosur një gjobë prej 2,400 frangash zvicerane, sipas mediave lokale të martën.
Rasti është përdorur nga autoritetet si paralajmërim për sjellje të papërgjegjshme ndaj kafshëve, me shpresën që i dënuari të mos përsërisë më veprime të ngjashme në të ardhmen./Albinfo.ch
The post Burri i veshur si kalë përballet me akuzë për keqtrajtim të kafshëve në Cyrih appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



