‘Charlie Hebdo’ i Turqisë/ Karikatura e profetit në kopertinë, arrestohen 4 punonjës të revistës
Katër punonjës të revistës satirike turke “LeMan” u arrestuan të hënën mbrëma, pasi prokuroria e Stambollit hapi hetim ndaj një karikature që, sipas autoriteteve dhe grupeve konservatore, portretizon profetin Muhamed – diçka e ndaluar në traditën islame. Në mesin e personave të arrestuar ishin kryeredaktori I Revistës, Grafik Dizajneri, drejtori I Revistës dhe personin që [...]Read More...

Katër punonjës të revistës satirike turke “LeMan” u arrestuan të hënën mbrëma, pasi prokuroria e Stambollit hapi hetim ndaj një karikature që, sipas autoriteteve dhe grupeve konservatore, portretizon profetin Muhamed – diçka e ndaluar në traditën islame.
Në mesin e personave të arrestuar ishin kryeredaktori I Revistës, Grafik Dizajneri, drejtori I Revistës dhe personin që vizitoi karikaturën. Ministri i Brendshëm I Turqise publikoi në X video të momentit kur policia i tërhiqte zvarrë të dyshuarit, duke i cilësuar si autorë të një “vizatimi të turpshëm”.
Njëkohësisht, rreth 300 protestues u mblodhën jashtë selisë së “LeMan” në qendër të Stambollit, duke thirrur “dhëmb për dhëmb, gjak për gjak” dhe duke goditur hyrjen e godinës.
Policia reagoi me gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën, ndërsa përleshjet lanë disa të lënduar të lehtë.
Karikatura tregon dy personazhe me krahë që fluturojnë mbi një qytet në gjendje lufte. Njëri thotë: “Paqja qoftë mbi ju, jam Muhammedi”, tjetri: “Paqja qoftë mbi ju, jam Musa”. Sipas kritikëve, kombinimi i emrit “Muhammed” me figurë me aureolë ndërkohë që fluturon në qiell përbën paraqitje të Profetit. Revista mohon këtë interpretim, duke theksuar se bëhet fjalë për një “mysliman të vrarë në bombardimet izraelite” dhe jo për Profetin.
Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç konfirmoi se hetimi bazohet në nenin 216 të Kodit Penal, i cili ndëshkon “fyerjen publike të vlerave fetare” dhe “nxitjen e urrejtjes”. Deri në gjashtë urdhër‑arresti janë lëshuar, përfshirë dy drejtues që ndodhen jashtë vendit.
Në një deklaratë në X, “LeMan” u kërkoi falje lexuesve “që mund të jenë lënduar”, por këmbënguli se karikatura është keqinterpretuar:
“Nuk ka asnjë përshkrim të Profetit tonë. Emri ‘Muhammed’ është një nga më të përhapurit mes myslimanëve. Të na quash blasfemues është keqdashje e pastër.”/abcnews.al