Çitaku: Kurti po ndërhyn brutalisht në zgjedhjet në RMV, e ka një mosdurim për secilin lider të UÇK-së

Welcome to Kosova Today

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur të turpshme, të mjera dhe të rrezikshme interferimet e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Çitaku shkroi se “shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës”, duke përmendur se ata kishin pritur emigrantë shqiptarë e disa kishin ardhur në Kosovë […]

Çitaku: Kurti po ndërhyn brutalisht në zgjedhjet në RMV, e ka një mosdurim për secilin lider të UÇK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur të turpshme, të mjera dhe të rrezikshme interferimet e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Çitaku shkroi se “shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës”, duke përmendur se ata kishin pritur emigrantë shqiptarë e disa kishin ardhur në Kosovë për të luftuar e kishin dhënë jetën për lirinë e vendit.

Çitaku shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka një mosdurim për secilin lider politik të UÇK-së”, duke iu referuar mbështetjes së tij për koalicionin opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe kundërshtimin për koalicionin tjetër të udhëhequr nga partia më e madhe e shqiptarëve atje – BDI-ja e Ali Ahmetit, një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së.

“Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën. Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre”, shkroi Çitaku në një postim në Facebook.

“E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Sec e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, shtoi ajo.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Vlora Qeveris Kosov Maqedonin Veriut Veriore Albin Kurti Ahmetit Facebook Kryeministri Qeveria

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Vlora Qeveris Kosov Maqedonin Veriut Veriore Albin Kurti Ahmetit Facebook Kryeministri Qeveria

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online