Çitaku reagon për vdekjen e Flora Brovinës: Trime e intelektuale, ja çfarë i tha Thaçit kur u lirua nga burgu

Çitaku reagon për vdekjen e Flora Brovinës: Trime e intelektuale, ja çfarë i tha Thaçit kur u lirua nga burgu

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vdekjen e Flora Brovinës. Ajo ka shkruar se Brovaina ka qenë një grua e jashtëzakonshme, trime, intelektuale e fisnike.

Çitaku ka thënë se s’do ta harrojë kurrë takimin e saj të parë me Thaçin dhe luftëtarët tjerë, pas lirimit të saj nga burgu.

Reagimi i plotë:

Na paska lënë Flora Brovina.

Një grua e jashtëzakonshme. Trime, intelektuale, fisnike. Një grua që, edhe pasi kishte kaluar nëpër aq shumë vuajtje, rezatonte vetëm mirësi.

Nuk kam për ta harruar kurrë takimin e saj të parë me Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK-së, pas lirimit të zonjës Brovina nga burgjet serbe, ku po mbahej si peng lufte.

“Djemtë e mi, sa më paska marrë malli për ju. Edhe më të bukur se në TV po më dukeni. Me ju jam gjithmonë.”

Kështu ishte Flora. E ngrohtë, e guximshme, e pathyeshme. Me një dashuri të pakushtëzuar për Kosovën dhe njerëzit e saj.

Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë, i shërbeu vendit të saj dhe, edhe përballë së keqes, nuk e humbi kurrë njerëzoren.

Dritë të pastë shpirti, Flora Brovina.

Kosova do të të kujtojë me nder e mirënjohje.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.