‘Çmenduri’ në trafik: Shoferi në Gjilan ‘fluturon’ me veturë, për pak aksidentohet (VIDEO)
Numri i aksidenteve në trafik pothuajse çdo ditë është mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre rasteve, shkaktarë dalin të jenë pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave. Jo rrallëherë janë raportuar raste të frikshme, të vozitjes së ‘çmendur’ të shoferëve kosovarë, që rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Kështu ka
Numri i aksidenteve në trafik pothuajse çdo ditë është mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre rasteve, shkaktarë dalin të jenë pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave. Jo rrallëherë janë raportuar raste të frikshme, të vozitjes së ‘çmendur’ të shoferëve kosovarë, që rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Kështu ka ndodhur edhe sot në Gjilan, ku shoferi i një veture ka bërë lëvizje të rrezikshme dhe për pak ka shkaktuar edhe aksident – duke e detyruar veturën që ishte para tij të largohet nga rruga.
Një sinjalizues i Sinjalit i ka dërguar pamjet ku i dyshuari shihet duke ‘fluturuar’ me veturën e tij, me targa 06 – 285 -GB.
video-output-5062935A-56C4-426C-80B4-7C9CC1CBCC42
video-output-506AA04B-951F-4AD9-9802-D1941AB4ACA7-1