Publikohet agjenda, në Tiranë bëhen bashkë të premten liderët evropianë

Mësohet se takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë në Tiranë udhëheqës nga i gjithë kontinenti, të premten, më 16 maj, përcjell albinfo.ch. Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës. Tema e takimit që mbahet në kryeqendrën […] The post Publikohet agjenda, në Tiranë bëhen bashkë të premten liderët evropianë appeared first on Albinfo.

Publikohet agjenda, në Tiranë bëhen bashkë të premten liderët evropianë

Mësohet se takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë në Tiranë udhëheqës nga i gjithë kontinenti, të premten, më 16 maj, përcjell albinfo.ch.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Tema e takimit që mbahet në kryeqendrën shqiptare është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

47 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.

Siç bëhet e ditur në agjendën e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, tri tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë do të zhvillohen më pas rreth temave si: siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, përfshirë luftën agresionale të Rusisë kundër Ukrainës, konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike si dhe sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve.

BE-ja do të përfaqësohet në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

The post Publikohet agjenda, në Tiranë bëhen bashkë të premten liderët evropianë appeared first on Albinfo.