Çmimi i naftës në Zvicër në nivelin më të lartë historik

Çmimet e naftës në Zvicër kanë arritur një rekord të ri. Një litër tani kushton mesatarisht 2.41 franga zvicerane, siç k bërë të ditur TCS (Touring Club Zvicër) në një njoftim për shtyp të premten.
Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm prej 2.40 frangash, të vendosur në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, transmeton albinfo.ch. Çmimi i benzinës pa plumb 95 gjithashtu vazhdoi të rritet dhe tani është 2.10 franga për litër, shkroi TCS.
Të paktën benzina është ende më e lirë se sa ishte katër vjet më parë. Atëherë, një litër benzinë pa plumb 95 kushtonte deri në 2.31 franga.
The post Çmimi i naftës në Zvicër në nivelin më të lartë historik appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



