Rrënohen “shtëpi pushimi” pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut, Elshani thotë se policia po asiston

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion sot në Rezallë të Zubin-Potokut ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje, shtëpi pushimi.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, ka thënë ai.
Objekte pa leje u rrënuan edhe më herët në këtë pjesë të vendit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



