Deputeti i VV-së: Jemi në përpjekje e sipër për t’i siguruar numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partia e tij është në proces aktiv për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, kjo do të ndodhë patjetër dhe pa asnjë dilemë. “LVV është në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partia e tij është në proces aktiv për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, kjo do të ndodhë patjetër dhe pa asnjë dilemë.
“LVV është në përpjekje e sipër për t’i siguruar numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë. Që do t’i sigurojë, nuk kam asnjë dilemë,” deklaroi Rexhaj.
Ai kritikoi ashpër opozitën dhe Listën Serbe për mos votimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, një hap procedural i domosdoshëm për funksionalizimin e Kuvendit.
“Sa i përket mos votimit të verifikimit të mandateve, kjo po ndodhë për herë të parë. Opozita së bashku me Listën Serbe kanë vepruar në formë jo institucionale, duke bllokuar funksionimin e Kuvendit,” u shpreh Rexhaj për FrontOnline, duke shtuar se një veprim i tillë është në kundërshtim me frymën demokratike dhe përfaqësimin legjitim.
Sipas tij, duke votuar kundër raportit që përfshin edhe verifikimin e vetë mandateve të tyre, deputetët opozitarë i kanë kthyer shpinën vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
“Rrjedhimisht, kanë votuar kundër mandateve të tyre, e që nënkupton se kanë votuar kundër vullnetit të qytetarëve,” përfundoi ai.