Deri më tani: Mbi 130 mijë zarfe për diasporën për zgjedhjet e 9 majit në Shqipëri

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj The post Deri më tani: Mbi 130 mijë zarfe për diasporën për zgjedhjet e 9 majit në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Deri më tani: Mbi 130 mijë zarfe për diasporën për zgjedhjet e 9 majit në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (10:30) janë dorëzuar 131 874 zarfe dhe 9 157 janë marrë nga zgjedhësit.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.

Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Elbasan 25 022, Durrës 24 872, Berat 15 502, Dibër 9 582, Gjirokastër 8 453, Kukës 3 946 dhe Korçë 20 329.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 47 769 zarfe, në Greqi 41 832, në Gjermani 12 937, në Mbretërinë e Bashkuar 9 006 zarfe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 9 849 dhe në Francë 2 596 zarfe.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta postojë atë në për në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

The post Deri më tani: Mbi 130 mijë zarfe për diasporën për zgjedhjet e 9 majit në Shqipëri appeared first on Albinfo.