“Dështimi i Ukrainës, dështim për Evropën”/ Zelensky: Dorëhiqem nëse Ukraina anëtarësohet në NATO. Marrëdhëniet me SHBA? Të forta

Pas përfundimit të Samitit të liderëve europianë në Londër dhe takimit me Mbretin Charles, president i Ukrainës, Volodymir Zelensky, i është përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve. Ai u pyet lidhur me deklarata e disa republikanëve amerikanë, përfshirë senatorin Lindsay Graham dhe kryetarin Mike Johnson, të cilët sugjeruan që Zelenskyy të tërhiqej nga pozicioni i tij [...]Read More...

“Dështimi i Ukrainës, dështim për Evropën”/ Zelensky: Dorëhiqem nëse Ukraina anëtarësohet në NATO. Marrëdhëniet me SHBA? Të forta

Pas përfundimit të Samitit të liderëve europianë në Londër dhe takimit me Mbretin Charles, president i Ukrainës, Volodymir Zelensky, i është përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve.

Ai u pyet lidhur me deklarata e disa republikanëve amerikanë, përfshirë senatorin Lindsay Graham dhe kryetarin Mike Johnson, të cilët sugjeruan që Zelenskyy të tërhiqej nga pozicioni i tij pas takimit të tensionuar që u zhvillua, në Zyrën Ovale me Donald Trump.

Zelensky sugjeron se do të japë dorëheqjen nëse Ukrainës i jepet anëtarësimi në NATO, një kërkesë që ai e ka bërë që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Zelenskyy është pyetur gjithashtu për marrëdhëniet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara pas një takimit shumë të tensionuar me Presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

Pavarësisht kësaj, presidenti ukrainas u thotë gazetarëve se marrëdhënia mes dy vendeve është “e fortë”.

“Ne i jemi mirënjohës popullit të SHBA. Ne u jemi mirënjohës të gjitha shoqërive në vendet që na mbështesin. Ne jemi shumë mirënjohës,” tha ai. Ai shton se beson se marrëdhënia me SHBA-në do të vazhdojë sepse Ukraina duhet të ketë sukses.

“Dështimi i Ukrainës nuk do të thotë vetëm një sukses i Putinit, do të thotë një dështim për Evropën dhe një dështim për SHBA-në dhe mendoj se ne të gjithë jemi të interesuar të mos e lëmë Putinin të fitojë,” tha ndër të tjera ai.

Sa i përket marrëveshjes së mineraleve, Zelensky  tha se marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet nëse palët janë gati.

“Nëse kemi rënë dakord të nënshkruajmë marrëveshjen e mineraleve, dhe ne jemi gati ta nënshkruajmë atë.”, shtoi presideni ukrainas.

/abcnews.al/