Kryeministri i Izraelit kundërshton kritikat për luftën në Gaza
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kritikat e disa rezervistë të forcave ajrore për luftën në Gaza. Ata i kanë cilësuar veprimet e kryeministrit izraelit si të pafalshme. Ushtria izraelite tha se do të shkarkonte rezervistët në shërbim të cilët kishin nënshkruar një letër që kërkonte që kthimi i pengjeve izraelite t’i jepej [...]Read More...

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kritikat e disa rezervistë të forcave ajrore për luftën në Gaza. Ata i kanë cilësuar veprimet e kryeministrit izraelit si të pafalshme.
Ushtria izraelite tha se do të shkarkonte rezervistët në shërbim të cilët kishin nënshkruar një letër që kërkonte që kthimi i pengjeve izraelite t’i jepej përparësi ndaj luftimit të Hamasit.
Letra gjithashtu thotë se luftimet aktuale janë të motivuara politikisht dhe do të çojnë në vdekjen e pengjeve, ushtarëve izraelitë dhe civilëve të pafajshëm. Nga ana tjetër ushtria tha se nuk mund të lejonte rezervistët në shërbim të përfshiheshin në protesta politike.
Fuqia ajrore ushtarake e Izraelit, e cila është përdorur gjerësisht në Gaza gjatë 18 muajve të fundit, mbështetet shumë te pilotët rezervistë. Shumica e 970 nënshkruesve të letrës së botuar në gazetat izraelite të enjten në mëngjes janë në pension.
Por raportohet se dhjetëra janë ende personel aktiv. Letra nuk bën thirrje për refuzim të shërbimit, por kërkon “kthimin e të gjithë pengjeve edhe me çmimin e ndërprerjes së armiqësive”.
Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë një mbështetje të gjerë në mesin e publikut izraelit për një armëpushim të ri dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kujtojmë se ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë ndërkufitar më 7 tetor të vitit 2023, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.
Më shumë se 50,880 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas asaj që bën të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Territorit./abcnews.al