Detaje nga tragjedia ku humbën jetën 50 persona në Maqedoni

Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona The post Detaje nga tragjedia ku humbën jetën 50 persona në Maqedoni appeared first on Albinfo.

Detaje nga tragjedia ku humbën jetën 50 persona në Maqedoni

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan, pasi zjarri ka rënë mbrëmë gjatë një koncerti të një bande të njohur.

Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit, transmeton albinfo.ch.

Deri më tani në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup janë dërguar 27 persona të lënduar.

Mbi 100 të rinj janë lënduar, sipas informacioneve fillestare nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tashmë ndodhet në vendin e aksidentit dhe priten informacionet e para për tragjedinë.

Në vendin e aksidentit është drejtuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

 

The post Detaje nga tragjedia ku humbën jetën 50 persona në Maqedoni appeared first on Albinfo.