Dhunohet një vajzë gjatë eventit Keinemusik në Tiranë/ Bloggerja akuzon menaxherin Xhani Demika që mohon ngjarjen
Pak ditë më parë, në kryeqytet është zhvilluar “Keinemusik”, një festival i madh me DJ të famshëm i cili përveç zhurmës për prishjen e parkut dhe gjelbërimit të zonës pranë Liqenit të Tiranës duket se ka pasur edhe shumë problematika gjatë natës mes të pranishmëve. Shto edhe faktin që shumë bloggere kanë folur në rrjetet […]

Pak ditë më parë, në kryeqytet është zhvilluar “Keinemusik”, një festival i madh me DJ të famshëm i cili përveç zhurmës për prishjen e parkut dhe gjelbërimit të zonës pranë Liqenit të Tiranës duket se ka pasur edhe shumë problematika gjatë natës mes të pranishmëve. Shto edhe faktin që shumë bloggere kanë folur në rrjetet sociale për mosorganizim siç duhet të këtij eventi, pretendohet se ka ndodhur dhe një incident dhune.
Artela Papazjan, një vajzë e shkolluar për fashion dizajn, e cila punon prej vitesh si stiliste,fashion production, drejtoreshe artistike dhe jeton në Paris, njëkohësisht edhe bloggere ka treguar në postimin e saj në Instagram një incident.
“Dua te bej nje postim te pazakonte per profilin dhe personin tim.
Naten e 31 majit ne eventin e keinemusik jam DHUNUAR nga nje person per mua i panjohur Xhani Demika.
Jam dhunuar VERBALISHT me fjalet me te renda qe mund ti drejtohesh nje femre dhe FIZIKISHT duke qene e vetme perballe DHUNUESIT dhe
bodygurdave te eventit te cilet nuk bene asgje per te parandaluar dhunen e ushtruar.
Si keto evente organizohen dhe do te organizohen te tjere ku mijera vajza marrin pjese dhe askush nuk e imagjinon qe ne nje nate qejfi’ do te dalesh prej aty e denigruar!”
fillimisht ka kontaktuar me Xhanin i cili ka thënë se vajza në fjalë ka dashur të bëjë foto me Adam Port dhe nuk e lanë sepse nuk kishte biletë, madje sipas tij deklarata e Artelës është shpifje.
Më tej, ka kontaktuar edhe Artelën e cila ka treguar se gjatë mbrëmjes ajo ka patur tavolinen e saj në zonën e backstage dhe lëvizur në zonën e backstage pasi ka takuar edhr miqtë e saj po në atë zonë. Ka treguar se qarkullimi gjatë gjithë mbrëmjes ka qenë i lirshëm, derisa Xhani Demnika i ka dalë përballë duke e ofenduar me fjalë të rënda dhe duke u kërkuar bodygardve ta nxirrnin jashtë. Teksa nuk ka patur reagim nga bodygardët ka qenë ai që e ka tërhequr nga krahët duke e ofenduar me fjalë të rënda. Sherri ka patur fjalë banale nga të dyja anët, duke shkaktuar kështu shqetësim për Artelën. Madje ajo tregon se qëllimi nuk ka qenë aspak për foto, sepse nga jetesa e saj në Paris ka patur kontakte me menaxherë e personazhe të njohur, si Adam Port e të tjerë.
Ajo ka vazhduar me postime në Instagram, ku dhe vajza të tjera kanë hasur shqetësime të tilla gjatë festivalit.