Dhurata e parë për Allegrin, Tare po e transferon yllin e Juventusit

Milan ka gati dhuratën e parë për Allegrin. Massimiliano Allegri u rikthye zyrtarisht te Milani. Trajneri toskan merr detyrën pas Sergio Conceiçao i cili u largua nga kuqezinjtë të enjten. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare arriti që t’i mbyllte bisedimet në kohë rekord. Kontrata e Allegrit me Milanin do të jetë e vlefshme për […]

Dhurata e parë për Allegrin, Tare po e transferon yllin e Juventusit

Milan ka gati dhuratën e parë për Allegrin.

Massimiliano Allegri u rikthye zyrtarisht te Milani. Trajneri toskan merr detyrën pas Sergio Conceiçao i cili u largua nga kuqezinjtë të enjten.

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare arriti që t’i mbyllte bisedimet në kohë rekord.

Kontrata e Allegrit me Milanin do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme dhe paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon.

Calciomercato, ka zbuluar dhuratën e parë të Milanit për Allegrin. Sipas raportimeve të fundit Tare synon transferimin e Andrea Cambiasos nga Juventusi.

Rosonerët kanë vendosur që ta nxjerrin në shitjen Theon dhe dyshja Tare-Allegri e kanë piketuar Cambiason si zëvendësuesin ideal.

Për të siguruar shërbimete Cambiasos, Milan do të duhet të ofrojë më së paku 50 milionë euro.